Një analizë e re ka zbuluar fjalët që njerëzit në SHBA i shkruajnë më shpesh gabim kur i kërkojnë në Google, duke treguar se edhe fjalët e thjeshta shpesh shkaktojnë vështirësi.
Ekspertët e faqes “Word Unscrambler” kanë analizuar të dhënat e kërkimeve në Google dhe kanë identifikuar disa nga fjalët më problematike për përdoruesit.
Sipas rezultateve, këto janë disa nga fjalët më të kërkuara në formë të gabuar:

“definitely” (definitivisht) – më e keqshkruara në SHBA
“neice” në vend të “niece” (mbesë)
Ekspertët thonë se këto fjalë janë të vështira për shkak të:
rregullave të pazakonta të drejtshkrimit,
dhe kombinimeve të dyfishta të shkronjave.
Ata gjithashtu theksojnë se përdorimi i autocorrect dhe teknologjisë mund të ndikojë në dobësimin e aftësive të drejtshkrimit, sepse njerëzit mbështeten gjithnjë e më shumë te pajisjet për korrigjim automatik.
Megjithatë, ekspertët shtojnë se gabimet në shkrim nuk do të thonë mungesë aftësie, por shpesh thjesht tregojnë kompleksitetin e gjuhës angleze. /Telegrafi/





