Fillojnë përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare

Nacionale

<div><div><img width="635" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824120-fillojne-pergatitjet-per-epopene-e-uck-se-miratohet-edhe-logoja-zyrtare.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="fillojne-pergatitjet-per-epopene-e-uck-se,-miratohet-edhe-logoja-zyrtare" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="635" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824120-fillojne-pergatitjet-per-epopene-e-uck-se-miratohet-edhe-logoja-zyrtare.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="fillojne-pergatitjet-per-epopene-e-uck-se,-miratohet-edhe-logoja-zyrtare" loading="lazy"></p>Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më 5, 6 dhe 7 mars 2026. Takimi është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në cilësinë e bashkëkryesuesit, së bashku me ministrin për Punë, Familje dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më 5, 6 dhe 7 mars 2026.
Takimi është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në cilësinë e bashkëkryesuesit, së bashku me ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Në mbledhje morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit Organizativ, si dhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë tri ditëve të manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, me qëllim organizimin sa më dinjitoz të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë shtetërore.
Pas konsultimeve, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datat 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim, për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së.