Fahrije Hoti në “Rrugëtimi” – nga humbjet në luftë te ndërtimi i një biznesi që fuqizon gratë

Nacionale

Në episodin e tretë të podcastit “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, Fahrije Hoti rrëfen historinë e saj të jashtëzakonshme – nga humbjet gjatë luftës deri te ndërtimi i ndërmarrjes “Krusha”, që sot punëson dhjetëra gra dhe përfaqëson një model të qëndrueshëm biznesi në Kosovë. Ajo kujton fillimin e vështirë pas kthimit në fshat. “E gjithmonë […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin e tretë të podcastit “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, Fahrije Hoti rrëfen historinë e saj të jashtëzakonshme – nga humbjet gjatë luftës deri te ndërtimi i ndërmarrjes “Krusha”, që sot punëson dhjetëra gra dhe përfaqëson një model të qëndrueshëm biznesi në Kosovë.

Ajo kujton fillimin e vështirë pas kthimit në fshat.

“E gjithmonë e kam thënë, edhe prapë e them që në atë kohë kur jemi kthy prej Shqipërisë, çdo send ka qenë e djegur në fshat. Një fshat me shtatë mijë banorë, një fshat bujqësor ku janë vra 226 burra, në mesin e tyre edhe bashkëshorti”, shprehet Hoti.

Pas kësaj periudhe, gratë e fshatit u përballën me mungesë totale informacioni për familjarët.

“ E kuptuam që njerëz të gjallë nuk ka, fillum me organizu protesta, hajde po shkojmë në Prishtinë, pe takojmë atë kohë UNMIK-un, ndërkombëtarë të ndryshëm, po flisnin njerëzit të vrarë…”, shprehet më tej Fahrije Hoti.

Fahrije Hoti gjatë podcastit “Rrugëtimi” në TelegrafiFoto: Ridvan Slivova

Në mes të kësaj situate, ajo mori një vendim që ndryshoi rrjedhën e jetës së saj dhe të shumë grave të tjera. Ky vendim çoi drejt organizimit të parë formal.

“Në 2003 vendosa ta themelojë një organizatë joqeveritare “Shoqata Grave të Veja” që ta zyrtarizojmë gjendjen faktike të burrave dhe të na ipen të drejta”, tha Hoti.

Fillimet e biznesit ishin modeste dhe simbolike.

“Kishim fotografitë e personave të vranë dhe të zhdukë… krahas atij, vendosën m’i ekspozu disa kavanoza me prodhim turshi edhe filluan pastaj njerëzit me na vizitu”, tregon Hoti gjatë rrëfimit të saj në “Rrugëtimi”.

Pavarësisht sfidave të shumta, ajo nuk u ndal.

“Por gjithmonë pa u dorëzu, shkoja në tetë në mëngjes në punë e kthehesha në katër, e ndonjëherë deri në dymbëdhjetë natës punonim me gra”, tregon Fahrije Hoti.

Në fund, ajo thekson se ky rrugëtim ka qenë më shumë se personal.

“Nuk ka qenë çështja veç personale, por ka qenë shoqërore edhe gratë tjera që i kanë humbur burrat, edhe fëmijët, që mos me i lanë me kujtu vetëm të kaluarën”, u shpreh ajo. /Telegrafi/