Real Madridi befasoi të gjithë duke e mbyllur marrëveshjen me Chelsean për mbrojtësin Marc Cucurella.
Ylli spanjoll pas Kupës së Botës do t’i bashkohet gjigantit madrilen, për një vlerë pak mbi 50 milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Marrëveshja u realizua brenda një periudhe të shkurtër, me gazetarin Fabrizio Romano që ka zbuluar se “Los Blancos” i kompletuan lehtë negociatat me Chelsean shkaku i raporteve të mira.
“Strategjia e Real Madridit për këtë verë është t’i mbyllë marrëveshjet shumë shpejtë. Njëjtë vepruan me Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Bernardo Silva. Tani edhe me Marc Cucurella, u kompletua nga asgjë”.
“Cucurella planifikonte të vendoste për të ardhmen pas Kupës së Botës, por kur dëgjoi për ofertën e Real Madridit, menjëherë dha dritën e gjelbër”.
“Barcelona kishte interesim, Atletico Madridi e donte, por papritur Real Madridi u shfaq dhe e mori”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Reali tani është fokusuar për t’ia ndryshuar mendjen mbrojtësit Josko Gvardiol të mos rinovojë me Man Cityn, edhe pse duket e komplikuar./Telegrafi/





