Emilie Kiser në përvjetorin e vdekjes së të birit: Vendosa të ndërpres xhirimet, çdo ditë është e tmerrshme

Magazina

Influencuesja Emilie Kiser ka njoftuar se do të marrë një pauzë nga rrjetet sociale dhe nga xhirimet, teksa po i afrohet njëvjetori i tragjedisë ku humbi jetën djali i saj 3-vjeçar, Trigg. Në një video emocionuese në TikTok, Kiser tregoi se ky muaj është ‘gdhendur’ në jetën e saj dhe të familjes në një mënyrë […]

Madhësia e shkronjave

Influencuesja Emilie Kiser ka njoftuar se do të marrë një pauzë nga rrjetet sociale dhe nga xhirimet, teksa po i afrohet njëvjetori i tragjedisë ku humbi jetën djali i saj 3-vjeçar, Trigg.

Në një video emocionuese në TikTok, Kiser tregoi se ky muaj është ‘gdhendur’ në jetën e saj dhe të familjes në një mënyrë që nuk e kishin imagjinuar kurrë.

Ajo tha se është jashtëzakonisht e vështirë të pranojë se po bëhet pothuajse një vit dhe se, kur je në zi, koha nuk ndihet më normale – matet me momente dhe me përpjekjen për të kaluar pjesën tjetër të ditës.

Trigg ndërroi jetë në spital më 18 maj 2025, gjashtë ditë pasi ra në pishinën e oborrit të shtëpisë së tyre, në një moment kur Emilie nuk ishte aty.

Bashkëshorti i saj, Brady Kiser, në atë kohë po kujdesej për djalin më të vogël të çiftit, Theodore, i cili tani është një vjeç.

Pas ngjarjes, Emilie ngriti padi për të mbajtur të fshehta nga publiku të dhënat/raportet e vdekjes së djalit.

Pas humbjes, ajo bëri disa muaj pushim nga rrjetet sociale, ku numëron mbi 7 milionë ndjekës në TikTok dhe Instagram.

Kiser theksoi se po mundohet të jetë e pranishme për familjen, edhe pse po i afrohet një periudhë shumë e rëndë.

Pranoi se do të donte të qëndronte në shtrat gjithë ditën, por nuk e ka atë mundësi, sepse duhet të jetë pranë njerëzve të saj.

Sipas saj, duke hyrë në këtë muaj, nuk e kishte parashikuar sa shumë do ta ndikonte edhe fizikisht: ndihet e rraskapitur dhe e lodhur.

Në fund, Emilie tha se do të pauzojë xhirimet dhe do të fokusohet te familja. /Telegrafi/