E kontakton edhe vetë trajneri, gjiganti italian i etur pas Bernardo Silvas

Sport

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, raportohet se e ka kontaktuar personalisht Bernardo Silvën, duke shpresuar ta bindë kapitenin e Manchester Cityt të transferohet në Torino në fund të sezonit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Spalletti ka bërë një hap konkret duke i telefonuar mesfushorit portugez, i cili është në listën e dëshirave të Juventusit për […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, raportohet se e ka kontaktuar personalisht Bernardo Silvën, duke shpresuar ta bindë kapitenin e Manchester Cityt të transferohet në Torino në fund të sezonit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Spalletti ka bërë një hap konkret duke i telefonuar mesfushorit portugez, i cili është në listën e dëshirave të Juventusit për merkaton e verës dhe për të cilin ka interes edhe nga klube të tjera evropiane, përfshirë Benficën dhe Barcelonën.

Raportohet se negociatat mes “Zonjës së Vjetër” dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, kanë vazhduar prej javësh, pasi kontrata e Bernardo Silvës me Manchester Cityn skadon në fund të sezonit, çka do ta bënte atë të disponueshëm si lojtar i lirë në muajin qershor.

Gazzetta kujton gjithashtu se Juventusi i ka ofruar Bernardo Silvës një kontratë trevjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon, ndërsa portugezi pritet ta marrë vendimin për klubin e radhës vetëm pas përfundimit të edicionit aktual.

Silva thuhet se i ka kërkuar agjentit ta lërë të fokusohet te Man City, skuadër kjo që po lufton për titullin e kampionit në Angli, me pesë xhiro të mbetura deri në fund./Telegrafi/