Dyshime për kontrabandim me migrantë në “Dheu i Bardhë”, ndalohet një taksi

Rajon

Një rast i dyshuar për kontrabandim me migrantë është evidentuar pasditen e së hënës në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:20, njësitë policore kanë ndaluar një automjet të një kompanie taksie, i drejtuar nga një shtetas mashkull kosovar, për të cilin ekzistonte dyshimi se po kryente veprën penale të kontrabandimit […]

Madhësia e shkronjave

Një rast i dyshuar për kontrabandim me migrantë është evidentuar pasditen e së hënës në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:20, njësitë policore kanë ndaluar një automjet të një kompanie taksie, i drejtuar nga një shtetas mashkull kosovar, për të cilin ekzistonte dyshimi se po kryente veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili, pas shqyrtimit fillestar, ka vendosur që personat e përfshirë të lirohen në procedurë të rregullt.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për numrin e personave apo rrethanat e plota të rastit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Si e vlerësoni këtë lajm?