Dy protesta në Tiranë, demokratët marshojnë për t’iu bashkuar studentëve te Ministria e Arsimit! Të rinjtë i presin me pankartat “Rama në burg, Berisha në burg”

Nacionale

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve. Ndërsa, protesta e studentëve ka nisur në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit Protesta e opozitës ka nisur me grumbullimin e mbështetësve […]

Madhësia e shkronjave

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve. Ndërsa, protesta e studentëve ka nisur në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Protesta e opozitës ka nisur me grumbullimin e mbështetësve demokratë në selinë e PD-së, nga ku kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Në krye të protestuesve qëndrojnë deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Tedi Blushi, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është i pranishëm, raporton tch.

Gjatë tubimit para Kryeministrisë është regjistruar edhe një incident, pasi një protestues që brohoriti “Rama n’burg, Berisha n’burg” është përplasur me pjesëmarrës të tjerë. Ai është goditur me shpulla dhe është larguar me dhunë nga protesta.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e studentëve.

Thirrja për protestën e Partisë Demokratike është bërë nga Sali Berisha, i cili u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, të mbështesin studentët dhe gjimnazistët që prej ditësh protestojnë.

Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, pavarësisht ftesave të kryeministrit Edi Rama për dialog. Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe pedagogë.

Protesta e sotme e studentëve vjen një javë pas tubimit të së shtunës së kaluar, kur të rinjtë nuk pranuan që përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike t’i bashkoheshin protestës së tyre.

Për mbarëvajtjen e dy tubimeve, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Sipas Top Channel, janë angazhuar rreth 1200 efektivë policie për garantimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.

Komentet