Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës

Nacionale

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës janë zgjedhjet. Dugolli ka thënë se këtë po e shohin edhe qytetarët, gjersa ka publikuar një video të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza teksa flet për zgjedhjet. “E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së z. Hamza: “Në […]

Madhësia e shkronjave

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës janë zgjedhjet.

Dugolli ka thënë se këtë po e shohin edhe qytetarët, gjersa ka publikuar një video të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza teksa flet për zgjedhjet.

“E thënë troç dhe pa lajka nga kryetari i PDK-së z. Hamza: “Në zgjedhje po shkojmë.”

Pra, që nga fillimi, ky duket të ketë qenë qëllimi. Nuk është as Haga, as ligji, as dënimet e shqiptuara atje, e aq më pak presidenti. Synimi është që vendi të dërgohet sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme, me shpresën se kësaj radhe do ta mundin Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Besoj se këtë tashmë po e shohin edhe qytetarët. /Telegrafi/