Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Itali

Magazina

Dua Lipa dhe Callum Turner nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa u shfaqën shumë të dashuruar gjatë pushimeve të tyre romanike në Itali, në muajin e mjaltit. Të sapomartuarit kishin kaluar disa ditë në Romë, përpara se të mbërrinin në bregdetin e Toskanës në Porto Ercole, ku vazhduan pushimet e tyre romantike. Çifti […]

Madhësia e shkronjave

Dua Lipa dhe Callum Turner nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa u shfaqën shumë të dashuruar gjatë pushimeve të tyre romanike në Itali, në muajin e mjaltit.

Të sapomartuarit kishin kaluar disa ditë në Romë, përpara se të mbërrinin në bregdetin e Toskanës në Porto Ercole, ku vazhduan pushimet e tyre romantike.

Çifti është parë në disa momente shumë të afërta që prej nisjes së udhëtimit të tyre, pasi u martuan në Sicili në fund të muajit maj.

Të enjten, Dua dhe Callum u relaksuan në plazh dhe notuan së bashku në det. Më pas u shpëlanë në dushin e jashtëm dhe shkëmbyen disa puthje plot pasion.

Porto Ercole, i vendosur në bregdetin jugor, është i njohur për bukurinë e tij natyrore, terrenin e thyer dhe ujërat e kristalta, ndaj nuk është çudi që çifti e zgjodhi këtë destinacion.

Dua, 30 vjeçe, dukej në formë të shkëlqyer me një bikini ngjyrë vjollcë me motive, që i nxirrte në pah trupin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë, ndërsa shijonte rrezet e diellit italian.

Flokët e saj të errët dhe me shkëlqim ishin mbledhur pas në një bisht, ajo ishte pa makijazh dhe pamjen e kishte plotësuar me një palë vathë të mëdhenj rrathë.

Ndërkohë, Callum, pa bluzë, kishte veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra noti ngjyrë blu të errët, duke ekspozuar edhe tatuazhin në gjoks.

Ata shijuan një zhytje në det – dhe një tjetër moment puthjesh romantike – përpara se të ktheheshin në shezllonet e plazhit, ku u përqafuan dhe lexuan librat e tyre.

Dua dukej se po lexonte disa shënime, ndërsa Callum kishte në duar librin Martyr!, një bestseller i listës së The New York Times.