Drita dhe Gjilani do të takohen në kuadër të xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë.
Kampionët e rinj të Kosovës sot pritet të marrin trofeun, teksa do të luajnë një ndeshje pa presion.
Gjithsesi qëllimi mbetet i qartë të fitohet derbi, ku rivali i Dritës, Gjilani po lufton për pikë që t’i ikin barazhit.
Vendasit synojnë t’i shkaktojnë probleme rivalëve lokal, teksa Gjilani synon që mos të mposhtet sot në derbi.
Drita: Maloku, B.Krasniqi, Dante, Pëllumbi, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Sheji, Balaj, Ajzeraj, Bl. Krasniqi.
Gjilani: Kolaj, Thaqi, Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Namani, Rrahmani, Basa, Bilalli./Telegrafi/






