Derbi i madh turk, Galatasaray – Fenerbahçe: Vedat Muriqi nis nga banka rezervë

Sport

Derbi i madh i futbollit turk sjell sërish përballë Galatasarayn dhe Fenerbahçen, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit. Galatasaray hyn në këtë përballje nga pozita e dytë me 19 pikë, po aq sa lideri Amedspor i drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi. Në anën tjetër, Fenerbahçe renditet në vendin e pestë me 16 […]

Madhësia e shkronjave

Derbi i madh i futbollit turk sjell sërish përballë Galatasarayn dhe Fenerbahçen, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit.

Galatasaray hyn në këtë përballje nga pozita e dytë me 19 pikë, po aq sa lideri Amedspor i drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi.

Në anën tjetër, Fenerbahçe renditet në vendin e pestë me 16 pikë dhe synon të afrohet me skuadrat e kreut.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, do ta nisë këtë ndeshje nga banka rezervë, pasi trajneri Ismail Kartal ka vendosur ta aktivizojë nga minuta e parë Romelu Lukakun në repartin ofensiv të Fenerbahçes.

Formacionet zyrtare

Galatasaray: Uğurcan, Sallai, Sánchez, Abdülkerim, Jakobs, Torreira, Lemina, Yunus, Barış, Batrakov, Osimhen.

Fenerbahçe: Ederson, Levent, Brown, Skriniar, Semedo, Kanté, Guendouzi, İrfan Can, Greenwood, Oğuz, Lukaku.

/Telegrafi/

Komentet