Data Science si rrugë e re karriere – Arbër Kryeziu tregon pse nuk është vonë

Teknologji

Ndryshimi i karrierës apo hyrja në një fushë si Data Science mund të duket e vështirë, sidomos për ata që mendojnë se nuk kanë nisur “në kohën e duhur”. Pikërisht për këtë temë foli Arbër Kryeziu nga Makerspace Innovation Center në Prizren, në podcastin “Gati për Tregun e Punës”, në një bisedë me moderatoren Fiona […]

Madhësia e shkronjave

Ndryshimi i karrierës apo hyrja në një fushë si Data Science mund të duket e vështirë, sidomos për ata që mendojnë se nuk kanë nisur “në kohën e duhur”.

Pikërisht për këtë temë foli Arbër Kryeziu nga Makerspace Innovation Center në Prizren, në podcastin “Gati për Tregun e Punës”, në një bisedë me moderatoren Fiona Xhema Troshupa.

I pyetur se çfarë do t’u thoshte atyre që hezitojnë të hyjnë në teknologji apo mendojnë se është vonë për të ndryshuar drejtimin profesional, Kryeziu e vuri theksin te mësimi i vazhdueshëm.

“Çka i kisha thënë krejt të rinjve është me vazhdu me mësu edhe me i përcjellë trendet e reja, sepse teknologjia sidomos po ndryshon shumë shpejt. Duhet me qenë në rrjedhë me atë se çka po ndodh rreth teje dhe me kërku gjithmonë me mësu dhe me u zhvillu tutje në karrierë”, tha Kryeziu.

Në një treg pune që po ndryshon vazhdimisht, mesazhi është i thjeshtë: nuk ka rëndësi vetëm ku e nis karrierën, por edhe sa i gatshëm je të mësosh, të përshtatesh dhe të ecësh me zhvillimet e reja.

“Matching Skills to Jobs” është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

Përmes bashkëpunimeve me kompani dhe organizata vendore, projekti mbështet iniciativa që afrojnë zhvillimin e aftësive me kërkesat e bizneseve dhe të tregut të punës. /Telegrafi/