Dani Olmo te Bayern Munich? Eksperti i transferimeve i zbulon të gjitha të pathënat

Sport

Bayern Munich nuk është duke e shqyrtuar aktualisht transferimin e Dani Olmos, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin mesfushorin e Barcelonës me kampionët gjermanë, raporton Sky. Thashethemet u rikthyen pas një takimi mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe agjentit të Olmos, Juanma Lopez, duke nxitur spekulime se Bayern mund të tentojë transferimin e […]

Madhësia e shkronjave

Bayern Munich nuk është duke e shqyrtuar aktualisht transferimin e Dani Olmos, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin mesfushorin e Barcelonës me kampionët gjermanë, raporton Sky.

Thashethemet u rikthyen pas një takimi mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe agjentit të Olmos, Juanma Lopez, duke nxitur spekulime se Bayern mund të tentojë transferimin e reprezentuesit spanjoll, i cili është 28-vjeçar.

Megjithatë, sipas Sky, klubi nga Munihu nuk ka zhvilluar negociata dhe as nuk ka bërë ndonjë ofertë konkrete për mesfushorin. Edhe përfaqësuesit e lojtarit kanë mohuar kategorikisht se një transferim i tillë është në shqyrtim.

Olmo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030 dhe raportohet se është i kënaqur te klubi katalunas.

Edhe pse drejtuesit e Bayernit, veçanërisht drejtori sportiv Max Eberl, e vlerësojnë shumë cilësinë teknike të mesfushorit, problemet e tij të përsëritura me lëndimet përbëjnë shqetësim të madh për gjigantin gjerman.

Spanjolli aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor në zonën e aduktorëve, duke shtuar pikëpyetjet rreth gatishmërisë së tij fizike dhe aftësisë për ta përballuar një sezon të plotë.

Gazetari i Sky, Florian Plettenberg, ka shpjeguar arsyet pse Bayerni nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij, pavarësisht vlerësimit për aftësitë e futbollistit.

“Ai është një lojtar fantastik. Por është thjesht tepër i prirur ndaj lëndimeve për paketën financiare që do të kërkonte transferimi i tij. Bayerni e di këtë dhe për këtë arsye nuk ka bërë asnjëherë hapa seriozë për ta transferuar”.

Kështu, vlerësimi i lartë për cilësitë e Olmos nuk është përkthyer në interesim konkret nga Bayerni, pasi rreziku që paraqet historia e tij e lëndimeve, në raport me koston e transferimit, mbetet pengesa kryesore.

Olmo iu bashkua Barcelonës pasi u afirmua si një prej mesfushorëve ofensivë më të spikatur, ndërsa paraqitjet me Spanjën, përfshirë triumfin në Kampionatin Evropian, e kanë forcuar edhe më shumë reputacionin e tij./Telegrafi/

Komentet