Gjykata Supreme ka vendosur për nërdprerjen e masës së paraburgimit nëntë të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren.
Sipas këtij vendimi, të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri.
Vendimi i Supremes vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.
“Po ashtu, Gjykata Supreme, me aktgjykimin Pml.nr.95/2026, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit H.P., duke ia ndërprerë masën e paraburgimit, për veprën penale falsifikimi i rezultatit të votimit, dhe duke e liruar të njëjtin për t’u mbrojtur në liri”.
“Gjykata Supreme, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e masës së paraburgimit, duke garantuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave procedurale të të pandehurve”, thuhet në vendim,.
Dallaveret me vota, Supremja ua ndërpret paraburgimin nëntë personave
<div><div><img width="550" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821355-dallaveret-me-vota-supremja-ua-nderpret-paraburgimin-nente-personave.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="dallaveret-me-vota,-supremja-ua-nderpret-paraburgimin-nente-personave" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="550" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821355-dallaveret-me-vota-supremja-ua-nderpret-paraburgimin-nente-personave.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="dallaveret-me-vota,-supremja-ua-nderpret-paraburgimin-nente-personave" loading="lazy"></p>Gjykata Supreme ka vendosur për nërdprerjen e masës së paraburgimit nëntë të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren. Sipas këtij vendimi, të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri. Vendimi i Supremes vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit</div>






