Chelsea blindon yllin e madh deri në vitin 2033

Sport

Chelsea ka siguruar të ardhmen e një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke njoftuar zyrtarisht se Moises Caicedo ka firmosur një kontratë të re afatgjatë që e mban në “Stamford Bridge” deri në vitin 2033. Mesfushori nga Ekuadori iu bashkua londinezëve nga Brighton në gusht të vitit 2023 dhe shumë shpejt u shndërrua […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea ka siguruar të ardhmen e një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke njoftuar zyrtarisht se Moises Caicedo ka firmosur një kontratë të re afatgjatë që e mban në “Stamford Bridge” deri në vitin 2033.

Mesfushori nga Ekuadori iu bashkua londinezëve nga Brighton në gusht të vitit 2023 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke u konsideruar sot si një nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë.

Deri më tani, Caicedo ka regjistruar 140 paraqitje me fanellën e Chelseat, duke luajtur rol kyç në triumfet në Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me Chelsean. Besoj te ky ekip dhe ky klub, dhe e di që po ecim në drejtimin e duhur. Sapo kemi filluar së bashku”.

“Ka ende shumë për të arritur dhe jam shumë i etur të përmirësohem çdo ditë. Dua të fitoj më shumë trofe me Chelsean… ëndrra ime është të bëhem një legjendë e këtij klubi”, deklaroi Caicedo.

Në prag të përfundimit të sezonit të tij të tretë me klubin, 24-vjeçari ka konsoliduar statusin e tij si lider në skuadër.

Ai u shpall “Lojtari i Sezonit” dhe “Lojtari i Zgjedhur nga Bashkëlojtarët” për edicionin 2024/25, pasi ndihmoi ekipin të fitojë dy trofe madhorë.

Gjatë këtij sezoni, Caicedo ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje, më së fundi në fitoren ndaj Port Vale në çerekfinalen e Kupës së Anglisë. /Telegrafi/