Celine Dion rikthehet në publik pas dy vitesh, emocionohet nga pritja e fansave në Paris

Magazina

Celine Dion është rikthyer në vëmendjen e publikut pas dy vitesh, duke u shfaqur në Paris përpara rikthimit të saj të shumëpritur në skenë. Këngëtarja 58-vjeçare u prit nga një numër i madh fansash jashtë hotelit Le Royal Monceau. E veshur elegante me një pallto dhe çizme me taka, Dion i përshëndeti admiruesit dhe u […]

Madhësia e shkronjave

Celine Dion është rikthyer në vëmendjen e publikut pas dy vitesh, duke u shfaqur në Paris përpara rikthimit të saj të shumëpritur në skenë.

Këngëtarja 58-vjeçare u prit nga një numër i madh fansash jashtë hotelit Le Royal Monceau.

E veshur elegante me një pallto dhe çizme me taka, Dion i përshëndeti admiruesit dhe u dërgoi puthje, duke u shfaqur e emocionuar nga pritja e tyre, shkruan DailyMail.

Kjo është paraqitja e saj e parë zyrtare publike pas dy vitesh. Dion ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi të muskujve dhe spazma të dhimbshme.

Për shkak të gjendjes së saj, ajo anuloi turneun botëror dhe foli hapur për vështirësitë në dokumentarin “I Am: Celine Dion”.

Tashmë, këngëtarja po përgatitet për rikthimin në skenë në Paris, ku do të nisë një seri koncertesh këtë vjeshtë.

Fillimisht ishte planifikuar një rezidencë prej 10 shfaqjesh, por kërkesa e madhe bëri që ajo të shtojë edhe 16 koncerte të tjera, të planifikuara deri në maj 2027.

Për t’u përgatitur fizikisht, Dion po ndjek një program rigoroz stërvitjeje, me seanca Pilates 90-minutëshe tri herë në javë dhe klasa baleti dy herë në javë.

Rikthimi i saj në skenë shihet si një moment i rëndësishëm pas viteve të përballjes me problemet shëndetësore. /Telegrafi/