Burri vret me armë gjahu bashkëshorten e tij në Shkodër

Nacionale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një grua ka mbetur pa shenja jete pasi është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj. Rasti ndodhi rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi 62 vjeç Shtjefen Ziçi, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një grua ka mbetur pa shenja jete pasi është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj.

Rasti ndodhi rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi 62 vjeç Shtjefen Ziçi, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen Bardhe Ziçi, rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, Shtjefen Ziçin, i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.Janë zbuluar identitetet e autorit dhe viktimës së krimit të rëndë në familje të ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas krimit, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e 64-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit. /Tch/