Vdes 18-vjeçari nga Kosova, u gjet pa shenja jete në Shëngjin

Nacionale

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, […]

Madhësia e shkronjave

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 Televizion/