Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams ditë më parë ka marr nënshtetësinë shqiptare, ndërsa tashmë është zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë.
E lidhur me këtë ka reaguar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama në një postim në Facebook shkruan se Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut.
Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush😅
Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?️
Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur. /Telegrafi/





