Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 dhe figura e njohur e rrjeteve sociale, Bia Khalifa, ka bërë të ditur se po përballet me një periudhë të vështirë, e cila ka ndikuar edhe në gjendjen e saj shëndetësore.
Përmes një postimi në llogarinë në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment jo të lehtë, duke publikuar një fotografi nga një ambient mjekësor, ku shihen edhe infuzione, duke lënë të kuptohet se ka pasur nevojë për trajtim.

Në të njëjtin postim, Bia ka zbuluar se stresi i shkaktuar nga humbja ose bllokimi i llogarisë së saj kryesore në Instagram ka çuar deri te një sulm paniku.
“Kam pasur një sulm paniku sot. Po luftoj që të kthej Instagramin tim sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kjo po bëhet mjaft stresuese për t’u menaxhuar”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Situata me llogarinë kryesore duket se po e rëndon emocionalisht ish-banoren e BBVK-së, e cila prej vitesh ka ndërtuar një audiencë të madhe në rrjetet sociale.
Humbja e aksesit në këto platforma shpesh paraqet një sfidë të madhe për personazhet publike, derisa për Bian kjo duket se ka sjellë pasoja edhe në mirëqenien e saj psikologjike. /Telegrafi/





