Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Anglisë në Kupën e Botës 2026, por këtë herë mesfushori i Real Madridit ka marrë vëmendje edhe për një gjest jashtë fushës.
Bellingham luajti një rol vendimtar në kualifikimin e Anglisë në çerekfinale, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Meksikës, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe duke ndihmuar “Tre Luanët” të triumfonin në stadiumin Azteca.
Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, ai fitoi duartrokitje edhe për sjelljen e tij në zonën mix , ku ndodhi një moment që u vlerësua shumë në rrjetet sociale.
Një gazetar me aftësi të kufizuara po përpiqej me shumë mund të merrte deklarata nga futbollistët e Anglisë, por disa lojtarë kaluan pa u ndalur. Në atë moment, ishte pikërisht Bellingham ai që iu afrua për t’i dhënë kohën dhe respektin e merituar.
Ylli anglez madje iu përgjigj pyetjeve të gazetarit në spanjisht, duke treguar klas, edukatë dhe përulësi të madhe për t’i dhuruar atij një moment të veçantë.
Me paraqitjet e tij në këtë Botëror, Bellingham është shndërruar në një nga liderët e Anglisë. Mesfushori 23-vjeçar tashmë ka shënuar katër gola në Kupën e Botës 2026 dhe po udhëheq skuadrën e Thomas Tuchel drejt objektivit të madh për trofeun. /Telegrafi/






