Tregu veror i transferimeve po nxehet me lajmin se Barcelona ka vendosur syrin mbi Julian Brandt, mesfushorin ofensiv të Borussia Dortmund.
Kontrata e 29-vjeçarit reprezentuesit gjerman skadon këtë verë, duke e bërë atë një nga agjentët e lirë më të kërkuar në Evropë.

Pas pothuajse një dekade duke veshur fanellën e gjigantit gjerman, lojtari ka shprehur vendimin e tij të prerë për të nisur një aventurë jashtë Bundesligës.
Qëllimi i tij është të provojë fatin në ligat më të forta, si ajo spanjolle, italiane ose angleze, duke kërkuar një sfidë të re në karrierën e tij.
Bordi drejtues i Barçës sheh këtë operacion si një mundësi tregu tërheqëse duke marrë parasysh situatën e ndjeshme financiare që përballet institucioni katalanas.
Nënshkrimi ka miratimin e plotë të Hansi Flick, i cili është i njohur mirë me aftësitë e lojtarit pasi kanë bashkëpunuar në ambientin e kombëtares gjermane.
Interesi i Barcelonës nuk është i vetëm, pasi klubet angleze si Arsenal, Neëcastle dhe Tottenham, gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e tij.





