Balla protestuesve: Pak ditë na kanë mbetur deri te koha e dialogut me ju

Nacionale

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve se ka mbetur pak kohë për dialog. Balla u shpreh se janë të gatshëm të dëgjojnë arsyet e tubimit dhe të reflektojnë. Nga ana […]

Madhësia e shkronjave

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje protestuesve se ka mbetur pak kohë për dialog. Balla u shpreh se janë të gatshëm të dëgjojnë arsyet e tubimit dhe të reflektojnë.

Nga ana tjetër, Balla dënoi ashpër aktet e dhunës në protestë, duke bërë me dije se tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur rëndë. Ai nënvizoi se Kuvendi nuk do të heshtë përballë sulmeve ndaj uniformave të shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm që, sipas tij, e kanë marrë peng protestën.

“Kuvendi do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët. Grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojë besnik votës që na ka sjellë në këtë sallë. Dënojmë aktet e dhunës të inspiriuara dhe të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Tre punonjës policie janë të plagosur dhe të lënduar rëndë, gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të heshtë, gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Këta u trembën nga veza, megjithatë detyra jonë është të vazhdojmë përpara detyrën tonë historike që brenda këtij mandati ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Protestuesve në emër të PS, pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju, që keni shkelur ligjin me përpjekjet për protestë, po vjen. Që nga zemërimi për natyrën deri te zemërimi ndaj gjithkujt prej jush dhe atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit brenda PS. Arsyet e juaja për protestën jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë duke dëgjuar ato. Kam besim shumë që qytetaria e bukur e bulevardit të flamurit di të distancohet akoma edhe më shumë sesa bëri dje nga dhuna e mbeturinave politike dhe çdo force që e ka marrë peng protestën”, u shpreh Balla.