Ish-Kryeministri i Kosovës, tash kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me rënien e Kosovës nëpër indekset kredibile ndërkombëtare, për liri të medias. Sipas Hotit, kjo rënie ndodhi për disa faktorë, por të gjitha të lidhura me qëllimin e pushtetit, për ta ndalur fjalën e lirë. Sipas Hotit një gjë e tillë duhet të marrë fund.
E plotë:
Liria e mediave në Kosovë është cenuar në vitet e fundit dhe kjo vërehet qartë, si në rangimin ndërkombëtar të Kosovës, e gjithashtu edhe në indeksin e përgjithshëm sa i përket lirisë së shtypit. Mes vitit 2024 dhe 2025, Kosova ka rënë për 24 pozita në rangimin ndërkombëtar në lirinë e shtypit. Ky përkeqësim i lirisë së shtypit sigurisht se nuk ka ndodhur përmes ndryshimit të ligjeve, sepse Kushtetuta nuk e lejon. Sikur këta të kishin mundësi, duke pasur parasysh mentalitetin qeverisës që kanë, ndoshta do ta kishin ndryshuar edhe kushtetutën e ligjet për të ndaluar çdo kritikë ndaj tyre. Përkeqësimi i situatës është rezultat i: – sulmeve të vazhdueshme të pushtetit ndaj mediave, – tentimit për të mbyllur njërin nga mediumet kryesore në vend, që u ndaluar nga gjykata, – ndërhyrjes në mediumin e vetëm publik, – mosdhënies llogari të qeverisë para publikut përmes mediave, – mospërgjigjes nga ana e institucioneve në pyetjet e gazetareve, që dëshmohet me vendimet e KPM-së dhe dënimet që kanë paguar institucionet për mospërgjigje etj. Kjo duhet të marrë fund. Liria e medias është liri elementare e garantuar me kushtetutë.
Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund
<div><div><img width="640" height="296" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805212-attachment-1024x473.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1194" height="551" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805212-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Avdullah Hoti: Liria e mediave u cënua nga pushteti, jemi për 24 pozita më keq; kjo duhet të marrë fund" loading="lazy"></p>Ish-Kryeministri i Kosovës, tash kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në lidhje me rënien e Kosovës nëpër indekset kredibile ndërkombëtare, për liri të medias. Sipas Hotit, kjo rënie ndodhi për disa faktorë, por të gjitha të lidhura me qëllimin e pushtetit, për ta ndalur fjalën e lirë. Sipas Hotit një</div>





