Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për një takim me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, duke e quajtur audiencën private “nder të veçantë”. Ajo tha se në takim e ftoi Papën që ta vizitojë Kosovën.
“Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Presidentja tha se me Papën bisedoi për rolin e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit dhe kërkesën që Selia e Shenjtë ta njohë pavarësinë e vendit.
“Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Osmani tha se “Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë”.
“Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”.
Audienca te Papa, Presidentja Osmani: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë
<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806716-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Audienca te Papa, Presidentja Osmani: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1366" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806716-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Audienca te Papa, Presidentja Osmani: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë" loading="lazy"></p>Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për një takim me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, duke e quajtur audiencën private “nder të veçantë”. Ajo tha se në takim e ftoi Papën që ta vizitojë Kosovën. “Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që</div>






