Aston Villa dhe AEK Athens marrin fitoret e para në Ligën e Kampionëve

Sport

Aston Villa dhe AEK Athens e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën në Ligën e Kampionëve, për të mposhtur Club Brugge, respektivisht LASK-un. Aston Villa ka fituar me mund përballjen në udhëtim te skuadra belge me rezultat 2-3. Anglezët kaluan në epërsi falë McGinn që shënoi një supergol për të zhbllokuar epërsinë (11’). Megjithatë, […]

Madhësia e shkronjave

Aston Villa dhe AEK Athens e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën në Ligën e Kampionëve, për të mposhtur Club Brugge, respektivisht LASK-un.

Aston Villa ka fituar me mund përballjen në udhëtim te skuadra belge me rezultat 2-3.

Anglezët kaluan në epërsi falë McGinn që shënoi një supergol për të zhbllokuar epërsinë (11’).

Megjithatë, Brugge u këndell shpejtë ku me një aksion të bukur, Vetlesen arriti ta barazojë rezultatin pas asistimit të Virgilit (19’).

Sidoqoftë, Villa arriti ta kthejë përparësinë tre minuta më vonë përmes Emiliano Buendia që shënoi nga afërsia pas asistimit të Gomes (22’).

Ndërsa, pas një gabimi amator në mbrojtje përfitoi Nicolas Jackson i cili dërgoi rezultatin në 1-3 (43’).

Brugge tentoi të kthehet në lojë por ajo që arriti ishte goli i dytë dhe njëkohësisht të fundit falë Nicolo Tresoldit nga penalltia (61’).

Në anën tjetër, AEK Athens e ka fituar përballjen me LASK-un e Austrisë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm e realizoi Razvan Marin, që shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, për ta lënë të shtangur portierin mysafir (21’).

Kësisoj, Villa dhe Athens marrin nga tre pikë në xhiron e parë të fazës së ligës./Telegrafi/