Arrestohet një person për organizim të bixhozit të kundërligjshëm në Skenderaj

Nacionale

<div><div><img width="600" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812872-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Arrestohet një person për organizim të bixhozit të kundërligjshëm në Skenderaj" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812872-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Arrestohet një person për organizim të bixhozit të kundërligjshëm në Skenderaj" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit të kundërligjshme në një lokal në Skenderaj. Rreth orës 01:00, pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë intervenuar dhe gjatë kontrollit kanë hasur 14 persona që dyshohet se po merrnin pjesë në lojëra fati. Gjatë aksionit është sekuestruar një tavolinë</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit të kundërligjshme në një lokal në Skenderaj.
Rreth orës 01:00, pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë intervenuar dhe gjatë kontrollit kanë hasur 14 persona që dyshohet se po merrnin pjesë në lojëra fati.
Gjatë aksionit është sekuestruar një tavolinë pokeri dhe pajisje të tjera për zhvillimin e bixhozit. Pronari i lokalit është arrestuar, ndërsa personat e tjerë janë intervistuar si dëshmitarë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe i njëjti është ndaluar në mbajtje policore.