Kane bën historinë me ‘Topin e Artë’, Bayerni feston një arritje që mungonte prej vitit 1981

Sport

Harry Kane ka shkruar historinë me Bayern Munichun, duke u bërë futbollisti i parë i gjigantit bavarez pas 45 vitesh që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë”. Sulmuesi anglez është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke marrë çmimin individual më të rëndësishëm në futboll, të ndarë nga revista franceze France […]

Madhësia e shkronjave

Harry Kane ka shkruar historinë me Bayern Munichun, duke u bërë futbollisti i parë i gjigantit bavarez pas 45 vitesh që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

Sulmuesi anglez është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke marrë çmimin individual më të rëndësishëm në futboll, të ndarë nga revista franceze France Football.

Me këtë triumf, Kane i ka dhënë fund një pritjeje të gjatë për Bayern Munichun, që nuk kishte pasur një fitues të Topit të Artë që nga viti 1981, kur legjenda gjermane Karl-Heinz Rummenigge u shpall më i miri në botë.

Ky sukses e vendos 33-vjeçarin në mesin e emrave më të mëdhenj në historinë e klubit bavarez, i cili ndër vite ka pasur disa prej fituesve më të njohur të këtij çmimi prestigjioz.

Ish-ylli i Real Madridit pretendon se fitimi i Topit të Artë nga Kane ishte i manipuluar

Përveç Rummenigges, Topin e Artë si futbollistë të Bayern Munichut e kishin fituar edhe legjendari Gerd Muller në vitin 1970, si dhe Franz Beckenbauer në vitet 1972 dhe 1976.

Triumfi i Kane përbën një moment historik si për karrierën e sulmuesit anglez, ashtu edhe për Bayern Munichun, që pas më shumë se katër dekadash rikthehet në majën e futbollit botëror sa i përket vlerësimit më prestigjioz individual. /Telegrafi/

Komentet