Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808003-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808003-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës" loading="lazy"></p>Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. E pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington përmes</div>

Madhësia e shkronjave

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova.
E pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se SHBA-të kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Republikën e Kosovës përmes miratimit të National Defense Authorization Act (NDAA). Ligji nënvizon përkushtimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh”.