Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij si i pari i partisë, por ka thënë se i mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë.
Pas një mbledhjeje që zgjati mbi pesë orë me drejtuesit kryesorë të partisë, Abdixhiku doli me një deklaratë lidhur për rezultatin LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja ka vendosur të thërrasë fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e partisë, duke theksuar se do ta marrë përgjegjësinë politike përmes dorëheqjes së ofruar para Kuvendit të LDK-së, i cili më pas do të vendosë për hapat e radhës.
“Siç ju kam njoftu në datën 28 dhjetor 2025, edhe sonte ju njoftoj se kemi vendosur të thërrasim fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së. E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën. Ky ishte takim joformal i kryetarit të LDK-së me bashkëpunëtorët e LDK-së. Takimi formal do të ndodhë javën e ardhshme”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ofron dorëheqjen: I mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë
<div><div><img width="640" height="417" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Lumiri55-1024x667.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="703" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Lumiri55.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij si i pari i partisë, por ka thënë se i mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë. Pas një mbledhjeje që zgjati mbi pesë orë me drejtuesit kryesorë të partisë, Abdixhiku doli me një deklaratë lidhur për rezultatin LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Abdixhiku bëri […]</div>






