Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tashmë i takon këtij forumi.
Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku tha se, me ndjenjë të plotë përgjegjësie, ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve.
“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh Abdixhiku.
Ai theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim krijimin e krizave apo përçarjeve brenda partisë, por qartësimin e drejtimit politik që duhet ndjekur në të ardhmen.
“Nuk e bëj këtë për të shkaktuar krizë, por për të sqaruar rrugën që duhet të ndjekim përpara. Nuk e bëj për ta ndarë LDK-në, por për ta forcuar dhe bashkuar atë,” tha ai, duke iu drejtuar delegatëve me pyetjen se si e shohin vazhdimin e tij si kryetar dhe të ardhmen e partisë.
Abdixhiku përfundoi duke theksuar se çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi, ai do ta pranojë dhe respektojë me dinjitet dhe besim të plotë në procesin demokratik të LDK-së.
Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së, vendimi i lihet delegatëve
<div><div><img width="640" height="408" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/lumiri5-1024x653.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1139" height="726" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/lumiri5.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar tashmë i takon këtij forumi. Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku tha se, me ndjenjë të plotë përgjegjësie, ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim […]</div>






