Prezantuesi “nuk i bëri matjet siç duhet” – godet me shqelm dronin, i cili përplaset në fytyrën e modeles

Life/Bizare

Një incident i frikshëm ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një emisioni argëtues në Monterrey të Meksikës. Gjatë emisionit të transmetuar, prezantuesi tentoi ta godiste me shqelm një dron që fluturonte brenda studios, por pajisja përfundoi duke e goditur në fytyrë një modele. 😬 Mexican TV host injures a […]

Madhësia e shkronjave

Një incident i frikshëm ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një emisioni argëtues në Monterrey të Meksikës.

Gjatë emisionit të transmetuar, prezantuesi tentoi ta godiste me shqelm një dron që fluturonte brenda studios, por pajisja përfundoi duke e goditur në fytyrë një modele.

Si pasojë, thuhet se përplasja i shkaktoi asaj një prerje në buzë, ndërsa incidenti shkaktoi tension në studio dhe e detyroi modelen të largohej përkohësisht nga kamerat.

Pas ngjarjes, prezantuesi deklaroi se do të merrte përgjegjësinë për atë që ndodhi.

Komentet