Ish-ylli i Juventusit kritikon Topin e Artë dhe befason me deklaratat për Messin e Rodrin

Sport

Ish-kapiteni i Marokut, Medhi Benatia, ka dhënë mendimin e tij për renditjen përfundimtare të Topit të Artë 2026, duke u ndalur veçanërisht te dyshja e përbërë nga ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, dhe mesfushori i Barcelonës, Rodri. Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, fitoi Topin e Artë për herë të parë në karrierën e […]

Madhësia e shkronjave

Ish-kapiteni i Marokut, Medhi Benatia, ka dhënë mendimin e tij për renditjen përfundimtare të Topit të Artë 2026, duke u ndalur veçanërisht te dyshja e përbërë nga ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, dhe mesfushori i Barcelonës, Rodri.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, fitoi Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij, duke përfunduar përpara Kylian Mbappés së Real Madridit, i cili u rendit i dyti, dhe anësorit të Barcelonës, Lamine Yamal, që zuri vendin e tretë.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Bayern Munichut mendon se pozitat e Messit në vendin e pestë dhe Rodrit në të katërtin nuk janë të merituara.

“E kalon gjithë vitin në Miami dhe pastaj përfundon në vendin e pestë? A e kanë parë tifozët e futbollit evropian Messin më shumë sesa Olisen?”, ka thënë Benatia.

Superkompjuteri parashikon fituesit e Topit të Artë për 10 vitet e ardhshme, befason me emrat

“Është e vërtetë që ai ishte i jashtëzakonshëm në Kupën e Botës dhe e gjithë skuadra luan për të. Gjithë respektin për të, ai është i së njëjtës moshë me ne. Por si mund të më thuash se Messi është në vendin e pestë?”.

Sa i përket Rodrit, ish-reprezentuesi maroken tha se ai nuk e meritonte të përfundonte në pozitën e katërt, pasi gjatë gjithë sezonit kishte luajtur vetëm katër muaj.

“Si mund të jetë ai në vendin e katërt, kur gjatë gjithë sezonit ka luajtur vetëm katër muaj?”, përfundoi ai./Telegrafi/

Komentet