Gazetari kroat befasoi të gjithë me votat e tij për Topin e Artë – Kane i gjashti, Yamal jashtë top 10-shes

Sport

Gazetari votues i Kroacisë për Topin e Artë, Zdarvko Reic, e shpërfilli sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal, nga renditja e tij në 10 vendet e para. Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, u kurorëzua fitues i Topit të Artë 2026 të hënën, ndërsa Yamal përfundoi i treti pas Kylian Mbappe. Megjithatë, Kane gjithashtu nuk kishte […]

Madhësia e shkronjave

Gazetari votues i Kroacisë për Topin e Artë, Zdarvko Reic, e shpërfilli sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal, nga renditja e tij në 10 vendet e para.

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, u kurorëzua fitues i Topit të Artë 2026 të hënën, ndërsa Yamal përfundoi i treti pas Kylian Mbappe.

Megjithatë, Kane gjithashtu nuk kishte vend në listën e pesë lojtarëve më të mirë të Reic, duke e vendosur sulmuesin anglez në vendin e gjashtë.

Gazetari australian tërhoqi vëmendjen me votat e tij të diskutueshme për Topin e Artë

Përfaqësuesi i Kroacisë zgjodhi mesfushorin e Barçës dhe fituesin e Kupës së Botës me Spanjën, Rodrin, si numrin e tij të parë, ndërsa pas tij votoi për Erling Haaland dhe Lionel Messi.

Reic në pozitën e katërt e vendosi Ferran Torres, Kylian Mbappen të pestin, ndërsa pas tij erdhën Pau Cubarsi, Vitinha, Ousmane Dembele dhe Jude Bellingham.

Gazetari kolumbian shkakton polemika me renditjen e 10 emrave më të mirë për Topin e Artë

Renditjet përfundimtare e votave të Zdravko Reic për Topin e Artë:

1.Rodri

2.Erling Haaland

3.Lionel Messi

4.Ferran Torres

5.Kylian Mbappe

6.Harry Kane

7.Pau Cubarsi

8.Vitinha

9.Ousmane Dembele

10.Jude Bellingham

/Telegrafi/

Komentet