Real Madridi zyrtarisht i ka kërkuar falje publike popullit kinez pas komenteve kontroverse të Kylian Mbappes në lidhje me ish-liderin e tyre Mao Ce Dun.
Sulmuesi francez e quajti Maon diktator gjatë një ‘talk shoë’, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga komuniteti kinez dhe sponsorët.
Megjithatë, kur komentet e tij morën përmasa të mëdha dhe filluar me ndalje bashkëpunimesh, Real Madridi është detyruar të kërkoj falje zyrtare.
Kompanitë kineze i ndërpresin bashkëpunimet me Mbappen për shkak të një komenti kontrovers
“Real Madrid CF dëshiron t’i shprehë ndjesë popullit kinez për çdo shqetësim që mund të jetë shkaktuar nga fjalët e fundit të lojtarit tonë Kylian Mbappe”.
“Klubi ynë ka respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe qytetarët e saj, si dhe për miliona tifozë kinezë që ndiejnë dashuri dhe admirim për Real Madridin”.
Comunicado Oficial.https://t.co/EfKx1juceJ
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 28, 2026
“Klubi i bashkohet kërkimfaljes publike të shprehur nga Kylian Mbappe, në të cilën vetë lojtari ka shprehur keqardhjen e tij për fjalët e tij dhe ka përsëritur respektin e tij për popullin kinez”.
“Real Madridi riafirmon angazhimin e tij ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit midis kulturave, dhe shpreh dëshirën e tij për të vazhduar forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe dashurisë që e bashkojnë atë me Kinën dhe qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e klubit. /Telegrafi/