Zyrtare: İsmail Kartal, largohet nga drejtimi i Fenebahces

Sport

Trajneri İsmail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk përmes një komunikate zyrtare. Sipas njoftimit të klubit, Kartal e ka informuar menaxhmentin për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra. Pas diskutimeve mes palëve, vendimi është pranuar me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Fenerbahçe e ka falënderuar […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri İsmail Kartal ka dhënë dorëheqje nga posti i tij te Fenerbahçe, ka njoftuar klubi turk përmes një komunikate zyrtare.

Sipas njoftimit të klubit, Kartal e ka informuar menaxhmentin për vendimin e tij për t’u larguar nga detyra. Pas diskutimeve mes palëve, vendimi është pranuar me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Fenerbahçe e ka falënderuar trajnerin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës së tij në klub.

“E falënderojmë İsmail Kartalin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj Fenerbahçes. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit.

Klubi nga Stambolli nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e dorëheqjes apo me emrin e trajnerit që mund ta pasojë Kartalin në krye të skuadrës.

Kjo vjen pas humbjes në derbi ndaj Galatasaray me rezultat 2-1, duke e lënë pas Fenerbahcen në garë për kreun. /Telegrafi/

Komentet