Amy Schumer dhe Chris Fischer zyrtarisht u divorcuan pas tetë vitesh martesë

Magazina

Komediania amerikane, Amy Schumer dhe kuzhinieri Chris Fischer, kanë përfunduar zyrtarisht procedurat e divorcit, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen pas tetë vitesh martesë. Sipas raportimeve të Page Six, ish-çifti dorëzoi dokumentet për finalizimin e divorcit në një gjykatë në New York më 24 shtator. Ata kanë arritur gjithashtu një marrëveshje për mbështetjen financiare të […]

Madhësia e shkronjave

Komediania amerikane, Amy Schumer dhe kuzhinieri Chris Fischer, kanë përfunduar zyrtarisht procedurat e divorcit, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen pas tetë vitesh martesë.

Sipas raportimeve të Page Six, ish-çifti dorëzoi dokumentet për finalizimin e divorcit në një gjykatë në New York më 24 shtator.

Ata kanë arritur gjithashtu një marrëveshje për mbështetjen financiare të djalit të tyre shtatëvjeçar, Gene, por detajet nuk janë bërë publike.

Schumer e kishte bërë të ditur ndarjen më 12 dhjetor të vitit të kaluar, përmes një postimi në Instagram, ku theksoi se, pavarësisht përfundimit të martesës, ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe do të kujdesen së bashku për djalin e tyre.

Ajo kërkoi gjithashtu respektimin e privatësisë së familjes gjatë kësaj periudhe.

Komediania hodhi poshtë edhe spekulimet se humbja e saj në peshë kishte ndikuar në ndarjen e çiftit.

Kërkesën për divorc e kishte paraqitur më 6 janar të këtij viti.

Amy dhe Chris nisën lidhjen në fund të vitit 2017 dhe u martuan në shkurt të vitit 2018, në Malibu. Një vit më vonë, ata u bënë prindër të djalit Gene.

Gjatë martesës, çifti bashkëpunoi edhe në projekte televizive, përfshirë emisionin e gatimit Amy Schumer “Learns to Cook”, derisa Fischer kontribuoi edhe në serialin e saj “Life & Beth”. /Telegrafi/

Komentet