Porsche ndryshon strategji: Më pak vetura, më shumë fitim

Teknologji

Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u fokusuar te modelet ekskluzive, makinat unike dhe restaurimet me vlerë të lartë, në vend që të rrisë volumin e shitjeve. Programi Sonderwunsch po punon aktualisht në 15 projekte unike, me çmime që variojnë nga afro […]

Madhësia e shkronjave

Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u fokusuar te modelet ekskluzive, makinat unike dhe restaurimet me vlerë të lartë, në vend që të rrisë volumin e shitjeve.

Programi Sonderwunsch po punon aktualisht në 15 projekte unike, me çmime që variojnë nga afro 2 milionë deri në 15 milionë dollarë.

Fitime të mëdha po sjellin edhe restaurimet e Porsche Carrera GT.

Rikthimi i këtyre supermakinave në gjendje fabrike kushton nga 500 mijë deri në 800 mijë dollarë, pa përfshirë çmimin e veturës.

Deri tani, 11 makina janë restauruar, 16 janë në proces dhe 21 presin radhën.

Porsche po shqyrton gjithashtu modele të prodhuara në seri shumë të kufizuara, si dhe versione sportive që mund të kushtojnë mbi tri herë më shumë se 911 bazë.

Strategjia është e qartë: më pak makina, më shumë personalizim dhe fitim më i madh për çdo automjet. /Telegrafi/

Komentet