Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”

Bota

Të dielën në mbrëmje, Donald Trump u shpreh se Norvegjia “është një vend i neveritshëm”, ndërsa shprehu zemërimin e tij që është anashkaluar vazhdimisht për Çmimin Nobel të Paqes. Pavarësisht se nisi një luftë me Iranin, Trump ka theksuar me forcë meritat e tij si paqebërës, duke pretenduar se ka zgjidhur të paktën tetë konflikte […]

Madhësia e shkronjave

Të dielën në mbrëmje, Donald Trump u shpreh se Norvegjia “është një vend i neveritshëm”, ndërsa shprehu zemërimin e tij që është anashkaluar vazhdimisht për Çmimin Nobel të Paqes.

Pavarësisht se nisi një luftë me Iranin, Trump ka theksuar me forcë meritat e tij si paqebërës, duke pretenduar se ka zgjidhur të paktën tetë konflikte gjatë mandatit të tij të dytë.

Megjithatë, ai u “anashkalua” dy herë nga komiteti i Nobelit me seli në Oslo: në vitin 2025, kur çmimi iu dha María Corina Machado-s, figurës kryesore të opozitës venezueliane; dhe në vitin 2026, kur iu dha juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“… Nuk kam ndonjë dashuri të madhe për Norvegjinë. Sinqerisht, Norvegjia ‘është një vend i neveritshëm’. Në fakt, Norvegjia është bërë një vend i qelbur”, tha presidenti amerikan gjatë një fjalimi në një tubim elektoral në Port Huron, Miçigan.

Trump po fliste ashpër për imigracionin në SHBA, kur kaloi papritur te kritikat ndaj Norvegjisë.

“Ne bashkëpunojmë me Danimarkën; është një vend i mirë, një vend vërtet i këndshëm. Kushdo që dëshiron të vijë në vendin tonë nga Danimarka, jam plotësisht dakord… Por duhet t’ju them, sa i përket Somalisë… më ka ardhur në majë të hundës me ta…! Preferoj shumë më tepër Danimarkën. Nga Danimarka, i pranojmë… Suedia… Norvegjia… nuk besoj, sepse unë nuk e mora Çmimin Nobel…”, tha Trump.

Norvegjia renditet ndër vendet me të ardhurat më të larta, sipas treguesit të PPB-së për frymë, bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/

Komentet