Kim Kardashian zgjedh fustan të zi transparent me dantella për festimet e 46-vjetorit në Romë

Magazina

Kim Kardashian ka vijuar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku të premten në mbrëmje u fotografua duke dalë nga hoteli luksoz Bulgari, e shoqëruar nga nëna e saj, Kris Jenner. Themeluesja e SKIMS zgjodhi një fustan të zi transparent me dantella, me prerje në bel dhe motive gjethesh në pjesën e […]

Madhësia e shkronjave

Kim Kardashian ka vijuar festimet për ditëlindjen e saj të 46-të në Romë, ku të premten në mbrëmje u fotografua duke dalë nga hoteli luksoz Bulgari, e shoqëruar nga nëna e saj, Kris Jenner.

Themeluesja e SKIMS zgjodhi një fustan të zi transparent me dantella, me prerje në bel dhe motive gjethesh në pjesën e sipërme.

Detaji që spikati ishte zbukurimi me gurë të argjendtë, të vendosur në formën e zinxhirëve përgjatë fustanit. Kim e kompletoi pamjen me flokët e kapur në një bisht të lartë, shkruan DailyMail.

Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq me një kostum me print leopardi, çizme të zeza deri te gjuri dhe syze dielli.

Më herët gjatë ditës, Kim ishte fotografuar me një tjetër veshje, një fustan të bardhë me dekolte të theksuar, gjatë një vizite në dyqanin e markës Bvlgari.

Ajo e kombinoi me taka të larta me platformë.

Ndërsa Kim vazhdon pushimet në Itali, partneri i saj, piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, ndodhet në Austin për Çmimin e Madh të SHBA-së.

Sipas artikullit, Kardashian është shprehur shumë e lumtur me lidhjen e tyre, e cila raportohet se nisi në shkurt. /Telegrafi/

Komentet