Pasi ka filluar protesta para Kryeministrisë e thirrur nga mbështetës të Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj partie ua kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë, e ku ishin vendosura ftesat për dialogun me studentët.
Ndërkohë, në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Qeveria e Krimit”, “Jep dorëheqjen”.

Protesta kombëtare e PD-së mbahet në shenjë solidariteti me protestën studentore.