Edon Zhegrova titullar te Juventusi ndaj Venezias, Spalletti i beson nga minuta e parë

Sport

Edon Zhegrova do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventusit ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A. Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur t’i besojë futbollistit të Kosovës në formacionin startues për përballjen që zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi synon t’i rikthehet fitores pas barazimit ndaj Fiorentinës, ndërsa […]

Madhësia e shkronjave

Edon Zhegrova do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventusit ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur t’i besojë futbollistit të Kosovës në formacionin startues për përballjen që zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos.

Juventusi synon t’i rikthehet fitores pas barazimit ndaj Fiorentinës, ndërsa Venezia, e drejtuar nga Davide Nicola, kërkon të vazhdojë me rezultate pozitive pas triumfit ndaj Udineses para pauzës ndërkombëtare.

Zhegrova do të luajë në repartin ofensiv, në skemën 4-3-2-1, përkrah Alajbegoviqit, pas sulmuesit Kolo Muani.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani është në bankën rezervë te Venezia.

Formacionet zyrtare

Juventusi (4-3-2-1): Vicario; Celik, Bremer, Kelly, Cabal; Douglas Luiz, Koopmeiners, McKennie; Zhegrova, Alajbegovic; Kolo Muani. Trajner: Luciano Spalletti.

Venezia (3-5-2): Stankovic; Halhal, Moreno, Juan Jesus; Hainaut, Kike Perez, Sohm, Busio, Haps; Adams, Lauberbach. Trajner: Davide Nicola.

/Telegrafi/