Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta

Nacionale

Një nga studentët e Mjekësisë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi sot me foto, duke e paraqitur si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Studenti, i cili mbante […]

Madhësia e shkronjave

Një nga studentët e Mjekësisë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi sot me foto, duke e paraqitur si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Studenti, i cili mbante një maskë kirurgjikale, e hoqi atë përpara kamerave gjatë protestës para Kryeministrisë dhe, duke iu referuar fotos së publikuar nga kryeministri me mbishkrimin “Student? Jo!”, deklaroi: “Jam ky këtu”.

Sinoymeri kundërshtoi mënyrën se si është paraqitur publikisht, duke theksuar se është student i Universitetit të Mjekësisë Tiranës dhe se ka mesatare 10.00.

“Jam një nga të arrestuarit, jam student i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Nuk e di çfarë legjendash shpik ky. Meqë na ka quajtur organizata Antifa, dua të tregoj notat, me mesatare 10.00”, tha ai.

20-vjeçari tregoi gjithashtu se ishte shoqëruar në polici të martën e kaluar, ku, sipas tij, u mbajt për rreth 7 orë e gjysmë dhe më pas u la i lirë.

I pyetur nëse do të bëjë denoncim studenti u shpreh: “Nuk e di a do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë. Te kush ta denoncoj?”. /Tch/

Komentet