Sot hapet xhiro e 11-të në Superligën e Kosovës, vetëm një ndeshje në orar

Sport

Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis sot (e premte) me përballjen mes Gjilanit dhe Llapit, dy skuadra që synojnë të marrin pikë të rëndësishme në vazhdim të kampionatit. Stadiumi me bar artificial në Gjilan do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë të kësaj jave, e cila zhvillohet nga ora 18:00. […]

Madhësia e shkronjave

Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis sot (e premte) me përballjen mes Gjilanit dhe Llapit, dy skuadra që synojnë të marrin pikë të rëndësishme në vazhdim të kampionatit.

Stadiumi me bar artificial në Gjilan do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë të kësaj jave, e cila zhvillohet nga ora 18:00.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar garën në kampionat, në një përballje që pritet të jetë e rëndësishme për ecurinë e tyre në javët në vijim.

Gjilanasit vijnë pas fitores të parë nën drejtimin e Zekirija Ramadanit dhe synojnë fitoren e radhës për t’u ngjitur në pozitat e para, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës do të ishte i kënaqur edhe me një pikë pas nisjes së tmerrshme të sezonit.

Xhiroja vazhdon të shtunën me dy ndeshje: Vushtrria-Ballkani nga ora 14:00 dhe Drenica-Malisheva nga ora 18:00.

Të dielën zhvillohen dy përballjet e fundit, Feronikeli ’74-Dukagjini dhe derbi i kësaj jave, Prishtina-Drita, të dyja nga ora 13:00. /Telegrafi/

Komentet