Kosova U16 e nis me fitore Ligën Rajonale në hendboll

Sport

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll për vajza e ka nisur me fitore pjesëmarrjen në U16 Regional Challenge Cup, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat 26:23. Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku vajzat e Kosovës zhvilluan një përballje të fortë dhe treguan më shumë në momentet vendimtare për ta […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll për vajza e ka nisur me fitore pjesëmarrjen në U16 Regional Challenge Cup, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat 26:23.

Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku vajzat e Kosovës zhvilluan një përballje të fortë dhe treguan më shumë në momentet vendimtare për ta siguruar fitoren.

Natyra Arifi ishte golashënuesja më e mirë te Kosova me gjashtë gola, ndërsa Jusra Begu realizoi pesë dhe Samanda Konjuhaj katër.

Kontribut të rëndësishëm në këtë fitore dha edhe portierja Melisa Sefa, e cila regjistroi plot 12 pritje, përfshirë katër penallti të ndalura.

Në kuadër të këtij turneu, të premten nga ora 13:00 përballen Rumania dhe Bullgaria.

Ndërkohë, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të shtunën, nga ora 10:00, kur do të përballet me Rumaninë./Telegrafi/

Komentet