Jose Mourinho po shqyrton një skemë të pazakontë taktike për El Clasicon ndaj Barcelonës, që zhvillohet të dielën, ku Federico Valverde mund të luajë si anësor i djathtë, ndërsa Denzel Dumfries do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes, raporton “Marca”.
Kjo ide do t’i mundësonte Valverdes të sulmonte me më shumë liri në krahun e djathtë, duke pasur Dumfriesin pas vetes për të siguruar mbulimin defensiv.
Kapiteni i Real Madridit ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në dy fitoret e fundit me rezultat 4-1, ndaj Sevillas dhe RB Leipzigut, duke lënë përshtypje të mira me kontributin e tij në të dyja fazat e lojës.
Paraqitja ndaj Leipzigut duket se e ka bindur edhe më shumë Mourinhon për ta vazhduar këtë eksperiment taktik, pavarësisht se në dispozicion ka edhe mbrojtës të specializuar për atë pozitë, si Dumfries dhe Trent Alexander-Arnold.
Mbetet të shihet nëse trajneri portugez do ta zbatojë këtë ide në përballjen e madhe ndaj Barcelonës, ku zgjedhjet taktike mund të luajnë rol vendimtar./Telegrafi/