Koreografia fyese ndaj Barcelonës mund t’i kushtojë shtrenjtë PSG-së, ja dënimi që rrezikojnë

Sport

PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2 në Ligën e Kampionëve. Sipas Mundo Deportivo, sanksioni më i mundshëm është një gjobë financiare, por klubi francez mund të përballet edhe me masa më të rënda. Një nga mundësitë që po shqyrtohet është mbyllja […]

Madhësia e shkronjave

PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2 në Ligën e Kampionëve.

Sipas Mundo Deportivo, sanksioni më i mundshëm është një gjobë financiare, por klubi francez mund të përballet edhe me masa më të rënda.

Një nga mundësitë që po shqyrtohet është mbyllja e pjesshme e stadiumit në një ndeshje të ardhshme.

UEFA mund të vendosë gjithashtu një paralajmërim zyrtar, duke e bërë të qartë se përsëritja e incidenteve të tilla mund të sjellë ndëshkime më të ashpra.

Koreografia shfaqte një figurë të maskuar me sharrë elektrike, duke shkatërruar stemën e Barcelonës, si dhe një slogan që i referohej një masakre në Paris.

Në tribuna raportohet se kishte edhe pankarta me mesazhe fyese ndaj klubit katalunas.

Barcelona e denoncon PSG-në në UEFA për shkak të koreografisë fyese të tifozëve

Sipas rregullave disiplinore të UEFA-s, mesazhet provokuese të papërshtatshme për ngjarjet sportive mund të sjellin masa ndaj klubeve pritëse, të cilat mbajnë përgjegjësi për rendin dhe sigurinë në stadiumet e tyre.

Për PSG-në, rreziku nuk kufizohet vetëm te gjoba financiare. Nëse UEFA e vlerëson incidentin si mjaftueshëm serioz, klubi mund të detyrohet të luajë me një pjesë të tribunave të mbyllura./Telegrafi/

Komentet