Presidenti i FFK-së, Agim Ademi viziton Albian Hajdarin pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Sport

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi i ka uruar futbollistit dardan rehabilitim të suksesshëm dhe […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi i ka uruar futbollistit dardan rehabilitim të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë”, ka shkruar Ademi.

Hajdari po kalon një periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve. Mbrojtësi u dëmtua fillimisht gjatë grumbullimit me Kosovën në shtator, pas fitores 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në Ligën e Kombeve.

Ai nuk ishte në gjendje të paraqitej në ndeshjen pasuese kundër Austrisë dhe më pas u largua nga grumbullimi për të vazhduar rikuperimin.

Kur po përpiqej të rikthehej në fushë, 23-vjeçari pësoi një tjetër lëndim në shputën e këmbës gjatë stërvitjes me Hoffenheimin, klubin e tij në Bundesligën gjermane.

Mungesa e Hajdarit është shqetësuese edhe për Kombëtaren e Kosovës, e cila në nëntor i zhvillon dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Republikës së Irlandës./Telegrafi/

Komentet