Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës te kazerma “Adem Jashari”

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe trenit që ndodhi sot afër kazermës “Adem Jashari”.
https://bujanoci.net/wp-content/themes/bujanocinet/images/lajmi-fundit-placeholder.pngn e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet .Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.